Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë.
Kështu, uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi.Këtij të fundit iu sekuestruar edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme.Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një kal.Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë, ndërmjet guidave turistike.Njoftimi i Policisë së Vlorës:Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.