Pas humbjes 2-0 të Bayer Leverkusen ndaj Chelsea në ndeshjen e fundit miqësore para sezonit, Erik ten Hag u duk i habitur gjatë intervistës pas ndeshjes, kur një gazetar i bëri një pyetje të papërshtatshme.
Në vend që të fliste për ndeshjen, gazetari përmendi Cristiano Ronaldon dhe tripletën që sulmuesi portugez shënoi së fundmi për Al Nassr, duke pyetur: “Cristiano Ronaldo, një nga lojtarët më në formë aktualisht. Ai shënoi tripletë dje. A është ai ende problemi?”
Kjo pyetje iu referua konfliktit të njohur mes ten Hag dhe Ronaldos gjatë kohës së tyre në Manchester United, që ishte një nga arsyet për largimin e Ronaldos në 2022. Megjithatë, thuajse tre vite më vonë, pyetja u konsiderua e panevojshme dhe e pakëndshme.
🚨Erik ten Hag is asked if Cristiano Ronaldo is still the problem after he scored a hatrick today.😯👀
[@HaytersTV] pic.twitter.com/jSBFTkj0Eu— (fan) 𝗔𝗺𝗼𝗿𝗶𝗺’𝘀 𝗥𝗲𝗱𝘀 ✍🏼🇵🇹 (@AmorimBalll_) August 8, 2025
Ten Hag u përgjigj në mënyrë diplomatike:
“Për mua nuk është problem. Ai nuk ka qenë kurrë problemi. Mendoj se është e kaluar. Ajo që ndodhi – është e kaluar. Pas atij momenti, fituam dy trofe me Manchester United. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen dhe i uroj fat”. /GazetaExpress/