Në javën e parë të gushtit, euro zbriti në nivelin e 97 lekëve - Gazeta Express
string(61) "ne-javen-e-pare-te-gushtit-euro-zbriti-ne-nivelin-e-97-lekeve"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 12:03

Në javën e parë të gushtit, euro zbriti në nivelin e 97 lekëve

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 12:03

Gjatë javës së parë të gushtit, euro shënoi një rënie poshtë nivelit të 97 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u shit të premten me 97,58 lekë kundrejt vlerës 97,76 lekë që u shit në datën 1 gusht. Gjatë javës euro humbi 0,18 lekë.

Ndërsa në blerje euro humbi 0,25 lekë. Në datën 1 gusht monedha europiane u ble me 97,09 lekë dhe të premten zbrit në 96,84 lekë.

Sipas ekspertëve, ky nivel i ulët shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen sezonal i përvitshëm pas zhvillimit që ka marrë turizmi vitet e fundit në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë ka theksuar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
DataMesatarja e çmimit në blerje (Bid)Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
08.08.202596.8497.58
07.08.202596.8697.61
06.08.202596.8897.61
05.08.202596.9497.68
04.08.202597.0297.77
01.08.202597.0997.76