Forcat e policisë bllokojnë News 24, gazetarët nuk lejohen të vijojnë punën - Gazeta Express
string(74) "forcat-e-policise-bllokojne-news-24-gazetaret-nuk-lejohen-te-vijojne-punen"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:21

Forcat e policisë bllokojnë News 24, gazetarët nuk lejohen të vijojnë punën

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 11:21

Mëngjesin e kësaj të shtune, policia ka bllokuar televizionin News 24, duke mos lejuar vijimin e punës së punonjësve.

Ky hap raportohet se vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate.

Shoqëria “KAYO” ka kërkuar nga policia dorëzimin e godinës. Kjo e fundit i ka kaluar kompanisë së prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë.

Ndërkohë grupi mediatik e ka konsideruar një sulm ndaj fjalës së lirë.