Avokatët e italianit Davide Pecorelli, i burgosur në Shqipëri për inskenimin e vdekjes së tij, i kanë dërguar letër ministrit të Jashtëm italian Antonio Tajani dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për garantimin e të drejtave të tij.
Ata ankohen për kushtet në burgun 313, ku Pecorelli ndodhet në një dhomë 16 m² me tetë persona dhe pa ujë të rrjedhshëm, duke i cilësuar këto si çnjerëzore dhe në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Seanca e apelimit të tij pritet të zhvillohet më 18 shtator në Tiranë.