AGSH alarmohet: Bllokimi i zyrave të News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare është sulm ndaj lirisë së medias - Gazeta Express
string(105) "agsh-alarmohet-bllokimi-i-zyrave-te-news24-panorama-dhe-gazeta-shqiptare-eshte-sulm-ndaj-lirise-se-medias"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:34

AGSH alarmohet: Bllokimi i zyrave të News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare është sulm ndaj lirisë së medias

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:34

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i alarmuar për ngjarjen ku Policia ka Bllokuar zyrat e News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Sipas tyre, ky veprim i alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ndërhyrja e policisë, pengojnë drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kërkon nga institucionet shtetërore të ndërpresin menjëherë këtë aksion, të garantojnë aksesin e gazetarëve në ambientet e punës dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.

Gjithashtu, AGSH i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të monitorojnë nga afër këtë situatë dhe të reagojnë publikisht.

“I bëjmë thirrje institucioneve që çdo konflikt me televizionet private të zgjidhet me mirëkuptim dhe jo me forcë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement