Osmani përshëndet marrëveshjen historike Azerbajxhan–Armeni: Shembull i lidershipit të fortë amerikan - Gazeta Express
string(100) "osmani-pershendet-marreveshjen-historike-azerbajxhan-armeni-shembull-i-lidershipit-te-forte-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 7:15

Osmani përshëndet marrëveshjen historike Azerbajxhan–Armeni: Shembull i lidershipit të fortë amerikan

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 7:15

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo në një postim në X duke përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani.

Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati  35 vjet.