Masakër në Llogara, 22 kuaj qëllohen me armë - Gazeta Express
string(43) "masaker-ne-llogara-22-kuaj-qellohen-me-arme"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 21:34

Masakër në Llogara, 22 kuaj qëllohen me armë

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 21:34

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu. Sipas denoncimeve nga pronarët dhe aktivistët, katër kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa të tjerët janë shpërndarë të fshehur nëpër pyll, disa të plagosur.

Banorët e zonës kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, duke nënvizuar se ky nuk është rasti i parë i sulmeve ndaj kafshëve në këtë zonë, por masakra e fundit ka shkaktuar një zemërim të madh publik. Dyshimet e para lidhen me gjuetarë të paligjshëm që mund të kenë vepruar gjatë natës.