Shitja e sulmuesit shqiptar Armando Broja drejt Burnley-t ka çuar në 295 milionë euro shumën që Chelsea ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve të dalë nga akademia e saj në vetëm tre vitet e fundit, raporton BBC.
Klubi londinez ka ndërtuar prej kohësh një model të fuqishëm për zhvillimin e talenteve, duke prodhuar lojtarë që jo vetëm kanë kontribuar në ekipin e parë, por kanë sjellë edhe përfitime të mëdha financiare. Broja, i cili u rrit në akademinë e Chelseat dhe debutoi në Premier League, është vetëm shembulli më i fundit i këtij procesi fitimprurës.
Në listën e këtyre shitjeve përfshihen emra si Mason Mount (Manchester United), Tammy Abraham (Roma), Fikayo Tomori (Milan) dhe Callum Hudson-Odoi (Nottingham Forest), të cilët kanë siguruar shifra të larta transferimesh.
Strategjia e klubit ka qenë e qartë: rritja e talenteve në shtëpi dhe shitja e tyre në kohën e duhur, duke balancuar financat dhe respektuar rregullat e Fair Play Financiar, ndërkohë që investohet në përforcime të reja për skuadrën e parë.
Shitja e Brojës, e kombinuar me operacionet e tjera në merkato, tregon se Chelsea po vazhdon të kapitalizojë fuqinë e akademisë së saj, duke e bërë atë një nga asetet më të rëndësishme të klubit në aspektin sportiv dhe ekonomik.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...