Gjini flet për ambicie të sëmurë të Kurtit, aktgjykimin e quan fitore të demokracisë: Shteti nuk i nënshtrohet një individi - Gazeta Express
string(119) "gjini-flet-per-ambiciete-semure-te-kurtit-aktgjykimin-e-quan-fitore-te-demkracise-shteti-nuk-i-nenshtrohet-nje-individi"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:46

Gjini flet për ambicie të sëmurë të Kurtit, aktgjykimin e quan fitore të demokracisë: Shteti nuk i nënshtrohet një individi

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:46

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se sot u rrëzua diktati dhe fitoi demokracia.

Ai ka thënë se nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozimin e vetëm një kandidati.

Tutje, Gjini tha se nuk mund të mbahet peng shteti peng për ambicie të sëmurë një personi.

“Fitoi demokracia, u rrëzua diktati Me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese një gjë është e qartë: Kosova nuk është dhe nuk mund të bëhet diktaturë.  VV duhet ta propozojë kandidatin-en për Kryeparlamentar dhe deputetët të votojnë në votim të hapur”.

“Nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozim vetëm të një kandidati.  Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmurë të një personi.  “Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express