Rama: Çlirimi i hapësirave në funksion të “Rilindjes Urbane 2” - Gazeta Express
string(59) "rama-clirimi-i-hapesirave-ne-funksion-te-rilindjes-urbane-2"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:21

Rama: Çlirimi i hapësirave në funksion të “Rilindjes Urbane 2”

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 16:21

Në të gjithë vendin po vijon aksioni për çlirimin e hapësirave publike. Vetë kryeministri ka publikuar pamje nga ndërhyrjet në territor, në bashkitë e Shkodrës dhe Durrësit.

“Rilindja Urbane 2”, sipas Ramës, parashikon një program të ri bashkëpunimi mes qeverisë, bashkive, sipërmarrjeve dhe vetë komunitetit.

E gjitha kjo, sipas tij, është në funksion të rritjes së cilësisë së jetës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbra.

Rama thotë se qeveria është e vendosur për të rikthyer ligjshmërinë në administrimin e territorit.