Hoti: Gjykata foli qartë, vendimet e saj duhen respektuar ashtu si i kemi respektuar kur s’na kanë favorizuar - Gazeta Express
string(61) "hoti-peraktgjykimine-kushtetutes-keshtu-funksionon-demokracia"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:02

Hoti: Gjykata foli qartë, vendimet e saj duhen respektuar ashtu si i kemi respektuar kur s’na kanë favorizuar

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese foli qartë.

“Votimi duhet të jetë i hapur”, thuhet në aktgjykim, Hoti thotë se vetëm kështu funksionon demokracia.

“Gjykata Kushtetuese foli qartë. Votimi duhet të jetë i hapur, sepse kështu funksionon demokracia. E drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht”.

“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, ka thënë Hoti. /Gazeta Express