Turqia dënon ashpër planin izraelit për të marrë kontrollin e Gazës, kërkon ndërhyrjen e OKB-së - Gazeta Express
string(94) "turqia-denon-ashper-planin-izraelit-per-te-marre-kontrollin-e-gazes-kerkon-nderhyrjen-e-okb-se"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:49

Turqia dënon ashpër planin izraelit për të marrë kontrollin e Gazës, kërkon ndërhyrjen e OKB-së

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:49


Ministria e Jashtme turke ka dënuar me fjalët më të ashpra planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke bërë thirrje për komunitetin ndërkombëtar dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojnë për të parandaluar zbatimin e këtij plani.

Ministria ka thënë se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë planet e luftës, të dakordohet për një armëpushim në Gaza dhe të fillojë negociatat për një zgjidhje me dy shtete, duke theksuar se çdo hap i qeverisë izraelite për “zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga toka e tyre” është një goditje e rëndë për sigurinë globale.

Kujtojmë se kabineti izraelit i sigurisë miratoi planin për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës, duke nisur një ofensivë tokësore deri më 7 tetor, përkujtim i dyvjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Në plan, përfshihet çarmatimi i Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve (të gjallë e të vdekur), demilitarizimi i Rripit të Gazës, kontroll i sigurisë nga Izraeli pas luftës dhe formimi i një administrate civile që nuk lidhet me Hamasin ose Autoritetin Palestinez.

Lideri izraelit Benyamin Netanyahu ka theksuar se Izraeli nuk synon qeverisje të përhershme të Gazës, por qartësi në siguri dhe dorëzim të kontrollit te forcat arabe, pa specifikuar se për cilat shtete bëhet fjalë.