Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet javën e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka paralajmëruar se një nga temat kryesore të këtij takimi do të jetë çështja e Kosovës dhe ajo e Krimesë, duke e krahasuar këtë ngjarje me konferencën historike të Jaltës pas Luftës së Dytë Botërore, ku u rivendosën kufijtë gjeopolitikë të botës.
“Trump dhe Putini pritet të takohen në ditët në vijim, e konfirmuar nga të dyja palët, ky takim mund të jetë Jalta e dytë, Kosova dhe Krimea do të jenë tema qendrore gjeopolitike”, ka shkruar Tahiri.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...