Shtetasit e Shqipërisë paguan me para false në një pompë në Prishtinë, policia i kapë në Vërmicë - Gazeta Express
string(95) "shtetasit-e-shqiperise-paguan-me-para-false-ne-nje-pompe-ne-prishtine-policia-i-kape-ne-vermice"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 9:15

Shtetasit e Shqipërisë paguan me para false në një pompë në Prishtinë, policia i kapë në Vërmicë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 9:15

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Prishtinë, pasi dy persona me shtetësi shqiptare dyshohet se kanë paguar me kartëmonedha të falsifikuara në një pikë karburanti.

Sipas raportit të policisë, ankuesi – një punëtor i një pompe derivatesh – ka njoftuar autoritetet se dy persona të dyshuar, që udhëtonin me një veturë me targa të Shqipërisë, janë furnizuar me karburant dhe kanë bërë pagesën me kartëmonedha nga 10 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.

Pas raportimit, policia ka arritur të ndalojë veturën e dyshuar në pikën kufitare në Vërmicë. Gjatë kontrollit të detajuar, tek personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 820 euro në kartëmonedha nga 10 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është liruar pas intervistimit, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.