Një tjetër emër i njohur i futbollit evropian i bashkohet valës së transferimeve drejt Lindjes së Mesme.
Iñigo Martínez do të jetë futbollisti më i ri i Al Nassr, pas një marrëveshjeje të arritur mes palëve që shënon fundin e menjëhershëm të aventurës së tij me Barcelonën.
Sipas raportimeve të konfirmuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Al Nassr ka arritur marrëveshje të plotë për të transferuar qendërmbrojtësin spanjoll si futbollist të lirë, pasi ky i fundit ka vendosur të prishë kontratën me Barcelonën me efekt të menjëhershëm.
Martínez do të firmosë një kontratë deri në qershor 2026, me mundësi rinovimi deri në qershor 2027