Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar në Facebook për protestën masive kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se një ushtri çlirimtare kishte një qëllim; Republikën e lirë.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Haziri.
Sot në Prishtinë mijëra qytetarë u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale. /Gazeta Express