Ballkani fiton minimalisht në "Fadil Vokrri" ndaj Shamrock Rovers - Gazeta Express
string(63) "ballkani-fiton-minimalisht-ne-fadil-vokrri-ndaj-shamrock-rovers"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 22:29

Ballkani fiton minimalisht në “Fadil Vokrri” ndaj Shamrock Rovers

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 22:29

Ballkani ka shënuar një fitore minimale, por shumë të vlefshme në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi suharekas triumfoi 1:0 ndaj ekipit nga Irlanda, Shamrock Rovers, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por ishin vendasit që patën iniciativën më të madhe.

E në minutën e 56-të, ky presion u shpagua, kur Sunday Adetunji arriti të realizonte për 1:0.

Ballkani pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa arritur të konkretizojë rastet.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Dublin, ku Ballkani do ta ketë një epërsi të lehtë.