Në duelin e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Europës, FCSB arriti një fitore dramatike 3–2 ndaj Dritës në “Arena Națională”.
Fillimi i ndeshjes ishte fantastik për kampionen e Kosovës. Vetëm në minutën e 7‑të, Veton Tusha shënoi golin që dridhte audiencën dhe ndryshonte kontekstin e sfidës.
Në minutën e 50-të, Arb Manaj dyfishoi shifrat në 0–2 për Dritën, duke tronditur të gjithë.
Por reagimi i ekipit rumun nuk vonoi. Në minutën e 64‑t, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin duke rikthyer presionin te mbrojtja e mysafireve . Gjithçka u baraspesua në minutën e 72‑t nga Daniel Graovac, i cili shënoi për 2–2 në një moment kyç të ndeshjes.
Në minutën e 90+4, FCSB fitoi një penallti vendimtare. Bîrligea nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores 3–2.
Kjo përmbysje dramatike i jep FCSB-së një shans real për të avancuar tutje.
Drita, nga ana tjetër, përkundër humbjes dha shpresa të mëdha që mund ta eliminojë ekipin rumun.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë