Jahti luksoz i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit - Gazeta Express
string(71) "jahti-luksoz-i-pronarit-te-manchester-city-mberrin-ne-portin-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:23

Jahti luksoz i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:23

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të enjte jahtin A+, një nga mjetet lundruese më luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, pronarit të klubit të futbollit Manchester City. Ky është viti i pestë radhazi që jahti i njohur ndalon në Durrës.

Jahti A+ është një simbol i luksit ekstrem dhe teknologjisë moderne detare, dhe konsiderohet një kryevepër e arkitekturës në ujë. Me kapacitetin për të strehuar deri në 52 mysafirë në 26 kabina luksoze, jahti ka gjithashtu një ekuipazh prej 79 personash për t’u kujdesur për nevojat e pasagjerëve.Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se, përveç A+, kanë mbërritur edhe dy jahte mbështetëse, të quajtura M2 dhe Alesund.