Le Figaro rekomandon Shqipërinë si një nga 5 destinacionet më të mira kulturore në botë - Gazeta Express
string(87) "le-figaro-rekomandon-shqiperine-si-nje-nga-5-destinacionet-me-te-mira-kulturore-ne-bote"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:21

Le Figaro rekomandon Shqipërinë si një nga 5 destinacionet më të mira kulturore në botë

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:21

Prestigjozja franceze “Le Figaro” ka përfshirë Shqipërinë në listën e 5 destinacioneve më të mira kulturore për udhëtime në botë, duke e cilësuar atë një “perlë të vërtetë të fshehur” të Ballkanit. Sipas gazetës, Shqipëria renditet krah destinacioneve të njohura si Merilendi dhe Virxhinia në SHBA, Salzburg në Austri, Saksonia në Gjermani, dhe Firenze në Itali.

Le Figaro thekson se Shqipëria është një nga destinacionet më premtuese për turizmin ndërkombëtar, duke tërhequr vizitorët me autenticitetin e saj kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat e jashtëzakonshme që ofron. Ajo e cilëson një udhëtim nëpër kohë, ku qytetërimet e lashta ilire, greke dhe osmane kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme.

Gjithashtu, gazetari francez rekomandon disa qytete të Shqipërisë për vizita, përfshirë Tiranën, Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin, ku autenticiteti ndërthuret me bukurinë e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.