Elsa Aliu i bashkohet ekipit të LDK-së në Ferizaj, Azemi: Aktiviste e re me kontribut të vazhdueshëm për të rinjtë - Gazeta Express
string(112) "elsa-aliu-i-bashkohet-ekipit-te-ldk-se-ne-ferizaj-azemi-aktiviste-e-re-me-kontribut-te-vazhdueshem-per-te-rinjte"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 20:16

Elsa Aliu i bashkohet ekipit të LDK-së në Ferizaj, Azemi: Aktiviste e re me kontribut të vazhdueshëm për të rinjtë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 20:16

Elsa Aliu, një studente e dalluar dhe aktiviste e angazhuar që në moshë të re, i është bashkuar ekipit të LDK-së në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK për kryetar të Ferizaj, Visar Azemi, i cili e ka mirëpritur Aliun në ekipin që, sipas tij, punon me ndershmëri e përkushtim, “jo për interesa të ngushta, por për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë”.

“LDK mbetet derë e hapur për secilin që angazhohet me dashni dhe nder për qytetin tonë”, ka shkruar Azemi, duke vlerësuar lart përfshirjen e të rinjve në proceset politike dhe shoqërore në nivel lokal.