Ali Ahmeti takon kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së - Gazeta Express
string(101) "ali-ahmeti-takon-kryetarin-e-pdk-se-memli-krasniqi-pas-protestes-se-organizuar-nga-veteranet-e-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 19:27

Ali Ahmeti takon kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 19:27

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, menjëherë pasi mbajti fjalë rasti në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është parë duke hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës ku është pritur nga kryetari Memli Krasniqi.

Bëhet e ditur se në këtë takim ata diskutuan për mbarëvajtjen e suksesshme të protestës ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë si dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.