Vapa rikthen zjarret në Shqipëri - Gazeta Express
string(32) "vapa-rikthen-zjarret-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 19:12

Vapa rikthen zjarret në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 19:12

Vapa e fortë ka rikthyer zjarret në disa qarqe të Shqipërisë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri. Nga këto, 18 janë shuar, ndërsa 3 janë ende aktive dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të izoluar dhe shuar.

Në qarkun e Vlorës, zjarri vijon të përhapet mbi malet e fshatit Dhivër, në bashkinë Finiq, duke kërcënuar zonat e Cerkovicës, Llupsat dhe Shëndre. Forcat zjarrfikëse dhe ato vullnetarë janë angazhuar për të frenuar përhapjen e tij. Po ashtu, në qarkun e Beratit dhe Fierit, janë regjistruar vatra aktive në zona të ndryshme, përfshirë Poliçan dhe fshatin Lofkënd në Mallakastër.

Në total, janë angazhuar 314 forca operacionale, 41 automjete zjarrfikëse dhe mbështetje ajrore nga Forcat e Armatosura. Sipas IGJEO, parashikimet nuk paralajmërojnë reshje, ndërsa rreziku i zjarreve është i lartë në Fier dhe i moderuar në pjesën tjetër të vendit.