Zjarret në Finiq nën kontroll, vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura - Gazeta Express
string(74) "zjarret-ne-finiq-nen-kontroll-vijon-puna-per-shuarjen-e-vatrave-te-mbetura"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 18:38

Zjarret në Finiq nën kontroll, vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 18:38

Situata në territorin e bashkisë Finiq po shkon drejt normalizimit, pas përpjekjeve intensive nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit që rrezikuan disa fshatra.

Ndërhyrja nga ajri u krye me helikopter të Forcave Ajrore, ndërsa në terren u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion morën pjesë gjithashtu 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse të tjera shtesë, 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 forca vullnetare nga komuniteti.

Sipas autoriteteve vendore, zjarret janë vënë nën kontroll, por puna në terren vijon për të shuar plotësisht çdo vatër që mund të riaktivizohet për shkak të erës apo temperaturave të larta.

Ndërkohë, në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku zjarret kishin arritur më herët, banorët po rikthehen gradualisht në banesat e tyre.