Prattipati Kurtit: Taktikat ose procedurat për t’ua bllokuar partive pjesëmarrjen në zgjedhjet e 12 tetorit kërcënojnë procesin demokratik - Gazeta Express
string(136) "prattipati-kurtit-taktikat-ose-procedurat-per-tua-bllokuar-partive-pjesemarrjen-ne-zgjedhjet-e-12-tetorit-kercenojne-procesin-demokratik"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:08

Prattipati Kurtit: Taktikat ose procedurat për t’ua bllokuar partive pjesëmarrjen në zgjedhjet e 12 tetorit kërcënojnë procesin demokratik

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:08

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ambasada ka njoftuar se Prattipati ka nënvizuar nevojën urgjente që liderët politikë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur ngërcin politik.

Në njoftim thuhet se bllokimi i partive legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje kërcënon integritetin e procesit demokratik.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua sot me Kryeministrin në Përkohësi Albin Kurti për të nënvizuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur ngërçin institucional. Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik. E Ngarkuara Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të shkojnë përtej përçarjeve dhe të përmbushin mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës.”