Rilindja Urbane 2.0, Rama: Nis çlirimi i “buzërrugëve” kombëtare, asnjë rraqe nën qiell të hapur - Gazeta Express
string(91) "rilindja-urbane-2-0-rama-nis-clirimi-i-buzerrugeve-kombetare-asnje-rraqe-nen-qiell-te-hapur"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 16:39

Rilindja Urbane 2.0, Rama: Nis çlirimi i “buzërrugëve” kombëtare, asnjë rraqe nën qiell të hapur

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 16:39

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook nisjen e një procesi të ri për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga ndërtimet pa kriter.

Në kuadër të programit të Rilindja Urbane 2.0, qeveria po vendos kufij të rreptë për subjektet që operojnë pranë këtyre akseve, duke siguruar që asnjë rraqe të mos mbetet në qiell të hapur.

Për më tepër, sipas këtij programi, subjektet e përfshira do të kontribuojnë edhe në gjelbërimin e hapësirave përballë rrugëve kombëtare, duke i trajtuar ato si pjesë të përbashkët të ambientit dhe jo si toka të pronarëve të veçantë.

“Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, ka shkruar kryeministri Rama.