Manchester United ka goditur fuqishëm në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit slloven Benjamin Šeško nga RB Leipzig.
Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari i njohur italian Fabrizio Romano me frazën e famshme “Here we go!”, që shënon finalizimin e marrëveshjes mes klubeve.
United ka arritur një marrëveshje totale me gjermanët për shumën 76.5 milionë euro, me 8.5 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 85 milionë euro.
Ky është një nga transferimet më të mëdha të verës dhe një tjetër shenjë e ambicieve të mëdha të klubit nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Šeško ka nënshkruar një kontratë që e mban në “Old Trafford” deri në vitin 2030, duke u bërë kështu pjesë afatgjatë e projektit të ri që po ndërtohet në “Teatrin e Ëndrrave”.