Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pas miratimit të një kërkese nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kërkesa u pranua për arsye humanitare, pasi nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Koka është lejuar të largohet për një periudhë 8-orëshe dhe pritet të rikthehet në institucionin e vuajtjes së dënimit rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie gjatë gjithë kohës së lejes.