Gruda përmend disa arsye për të protestuar sot: Pranimi i provave nga Serbia është cenim i drejtësisë - Gazeta Express
string(100) "gruda-permend-disa-arsye-per-te-protestuar-sot-pranimi-i-provave-nga-serbia-eshte-cenim-i-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:37

Gruda përmend disa arsye për të protestuar sot: Pranimi i provave nga Serbia është cenim i drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka numëruar pesë arsye dhe tri fakte se pse duhet protestuar sot kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se pranimi i provave të siguruara nga Serbia kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së është cenim i drejtësisë dhe minon çdo besim në paanshmërinë e këtij procesi.

Postimi:

PROTESTOJMË SOT, SEPSE:

1. Kosova e ka themeluar Gjykatën Speciale për të ofruar drejtësi në përputhje me standardet evropiane, por ajo që kemi parë gjatë pesë viteve të fundit është shkelje e këtyre standardeve dhe mohimi i vetë parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

2. Gjykata Speciale është institucion i Kosovës, i themeluar përmes amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve të miratuara nga Kuvendi. Megjithatë, ajo vazhdon të mohojë identitetin e saj kushtetues duke refuzuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

3. Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e zbatueshme në Kosovë sipas nenit 22 të Kushtetutës, ndalojnë mbajtjen në paraburgim për më shumë se katër vjet. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në nëntor mbushin pesë vjet në paraburgim.

4. Asnjë proces gjyqësor nuk mund të zhvillohet mbi baza të padrejta. Pranimi i provave të siguruara nga Serbia kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së është cenim i drejtësisë dhe minon çdo besim në paanshmërinë e këtij procesi.

5. Po shkelet parimi themelor i shtetit të së drejtës – zbatimi i ligjit më të favorshëm për të pandehurin (lex mitior) – një parim që qëndron në themel të çdo sistemi demokratik të drejtësisë.

Dhe për ata që pretendojnë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë themeluar vetë Gjykatën Speciale, kujtojmë tri fakte:

 1. Sot në Hagë ndodhen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli – jo ata që sot e përdorin këtë situatë për përfitime politike.

 2. Gjykata Speciale nuk është produkt i vullnetit të tyre, por pasojë e një presioni të madh ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës.

 3. Nëse Kosova nuk do ta themelonte vetë këtë gjykatë, atëherë ajo do të imponohej nga jashtë – nga OKB-ja ose ndonjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar – dhe do të ishte krejtësisht jashtë juridiksionit e kontrollit të Republikës së Kosovës. Në atë rast, Kosova do të përballej me akuza për sabotim të drejtësisë dhe me pasoja të rënda ndërkombëtare.