Haxhiu i reagon Bosch'it që tha se Specialja s'është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh - Gazeta Express
string(113) "haxhiu-i-reagon-boschit-qe-tha-se-specialja-seshte-dashur-te-formohet-pasi-rane-pretendimet-per-trafikim-organesh"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:28

Haxhiu i reagon Bosch’it që tha se Specialja s’është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 15:28

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar ish ambasadorit holandez, Robert Bosch se Gjykata Speciale s’është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh.

Ajo ka thënë se është shumë mirë që Bosch po e kundërshton Specialen.

“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale. Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik. Shumë mirë, por me vonesë!”