Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Klubi i Vitit”, i cili e shpërblen klubin më të mirë të vitit 2025.
Në mesin e klubeve kandidate janë: Paris Saint Germaini, Barcelona, Chelsea, Liverpooli e Botafogo, shkruan “Gazeta Express”.
Natyrisht, favorit për ta fituar këtë çmim është Paris Saint-Germaini, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve, të parin në histori të tij dhe shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve, krahas dominimit në futbollin francez. /Gazeta Express