“E shkuara e errët e monarkisë britanike”: Zbulohet se Mbreti George IV ka përfituar drejtpërdrejt nga puna e skllevërve në Karaibe - Gazeta Express
string(128) "e-shkuara-e-erret-e-monarkise-britanike-zbulohet-se-mbreti-george-iv-ka-perfituar-drejtperdrejt-nga-puna-e-sklleverve-ne-karaibe"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:14

“E shkuara e errët e monarkisë britanike”: Zbulohet se Mbreti George IV ka përfituar drejtpërdrejt nga puna e skllevërve në Karaibe

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:14

Disa dokumente të reja, kanë treguar se Mbreti George IV i Britanisë, i cili ka sunduar për një dekadë deri më 1830, ka përfituar personalisht nga puna e skllevërve në plantacione në Grenadë, Karaibe – një zbulim që, sipas ekspertëve, rrit presionin ndaj monarkisë për të përballuar lidhjet e saj historike me skllavërinë.

Reuters raporton se studiuesja e pavarur Desirée Baptiste ka zbuluar një dokument të viteve 1823-1824 në Arkivin Kombëtar në Londër, që tregonte një pagesë prej 1,000 funtesh (1,330.60 dollarë amerikanë) – nga dy prona të Kurorës në Grenadë, ku qindra skllevër punonin gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

Baptiste – një hulumtuese e kolonializmit dhe skllavërisë transatlantike, e cila ka prejardhje nga Grenada – ka thënë për Reuters, se paratë janë derdhur drejtpërdrejt në arkën personale të Mbretit George IV dhe kanë kontribuuar në “jetën e tij luksoze”.

Bëhet e ditur se kërkimi i Baptiste është verifikuar nga profesori i Universitetit të Manchester-it, Edmond Smith, dhe Dr. Nick Draper, themelues i projektit “Trashëgimitë e Pronarëve Britanikë të Skllevërve” në University College London.

Smith, i cili mbikëqyr një studim doktorature për rolin e familjes mbretërore në skllavëri, ka thënë se, teksa dalin në dritë gjithnjë e më shumë prova, do të bëhet më e qartë se sa ka përfituar monarkia nga skllavëria. Ai ka shtuar se kjo pagesë e zbuluar “mund të jetë thjesht maja e ajsbergut”.

Raportohet se deri më tani, Pallati Buckingham nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Dihet se vetë Mbreti Charles ka mbështetur studimin e drejtuar nga Smith, pas një raporti të “The Guardian” në vitin 2023 që tregonte se në vitin 1689, Mbreti Ëilliam III ka marrë 1,000 funte në aksione të Kompanisë Mbretërore Afrikane, e cila trafikonte mijëra afrikanë të skllavëruar drejt vendeve amerikane.

“Kjo provë përputhet me modelet afatgjata të shfrytëzimit kolonial nga familja mbretërore britanike, përfshirë përpjekjet e përsëritura për të gjetur burime të reja të ardhurash nga kolonitë në Karaibe,” tha Smith.

Kujtojmë se, Mbreti Charles ka shprehur keqardhje për skllavërinë në një fjalim para udhëheqësve të Commonëealth-it në vitin 2022, megjithatë Baptiste ka shtuar se asnjë monark britanik nuk e ka pranuar publikisht se Kurora ka qenë dikur pronare dhe përfituese e drejtpërdrejtë nga skllevër në Karaibe.

Kërkimi i Baptiste, pjesë e studimit të saj të pavarur “Skllevërit, pronë e Madhërisë së Tij: George IV dhe Grenada”, vjen në një kohë kur ka një rritje të kërkesave globale për reparacione për skllavërinë, veçanërisht në Karaibe dhe Afrikë. Megjithatë, disa liderë evropianë janë akuzuar se kundërshtojnë edhe hapjen e kësaj bisede.