Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin "Trajneri i Vitit" - Gazeta Express
string(56) "zbulohet-lista-e-kandidateve-per-cmimin-trajneri-i-vitit"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 14:16

Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit”

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 14:16

Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili e shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025.

Në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar këtë trofe janë: Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Antonio Conte i Napolit, Hansi Flick i Barcelonës, Enzo Maresca i Chelseat dhe Arne Slot i Liverpoolit, shkruan “Gazeta Express”.

Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë trofe është spanjolli i PSG-së, Luis Enrique, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dhe shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve.

Çmimi i trajnerit të vitit do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë. /Gazeta Express