Mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë - Gazeta Express
string(89) "aksion-i-vecante-ne-hage-shpaloset-flamuri-gjigant-i-uck-se-prane-qendres-se-paraburgimit"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 12:17

Mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së Paraburgimit në Hagë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 12:17

Disa mërgimtarë kanë zhvilluar një aksion simbolik shumë të veçantë në Hagë, në ditën që do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ata sot kanë shpalosu një flamur gjigant të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit.

Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet sot në ora 17:00, po merr përkrahje të jashtëzakonshme. Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror.