Alisha Lehmann po bëhet me ekip të ri - Gazeta Express
string(37) "alisha-lehmann-po-behet-me-ekip-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 11:55

Alisha Lehmann po bëhet me ekip të ri

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 11:55

Ishte e shkruar të përfundonte pas vetëm një sezoni aventura e Alisha Lehmannit në Juventus Women.

Sulmuesja zvicerane, e lindur në vitin 1999, ishte transferuar në Torino gjatë verës së kaluar nga Aston Villa, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas portalit italian “Tuttomercatoweb”, në fakt, futbollistja që njihet si prej më të bukurave dhe më tërheqëseve në botë, do të nënshkruajë me Como Women, një tjetër skuadër italiane, me të cilën do të luajë në Serie A Femminile në sezonin 2025/2026.

Ajo kishte zbarkuar tek Bardhezinjtë, njëjtë si ish i dashuri i saj, mesfushori Douglas Luiz, 12 muaj më parë.

Në këtë periudhë ajo i ka zhvilluar 16 ndeshje dhe i ka shënuar 2 gola, duke kontribuuar megjithatë në fitimin e Scudettos dhe të Coppa Italia.

Realisht, Lehmann më shumë ka famë për dukjen e saj sesa për kualitetet që i posedon si futbolliste. /Gazeta Express