Tifozët e klubit polak, Lech Poznan e shpalosën një baner skandaloz mbrëmë me shkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
E Crvena Zvezda përmes një postimi në rrjetet sociale i ka falënderuar tifozët polakë për banerin e madh që e shfaqën në stadiumin e Poznanit, shkruan “Gazeta Express”.
Dziękuję @LechPoznan!
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) August 6, 2025
🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/YO5nh0LoRH
Ekipi serb fitoi 3:1 në udhëtim, ndërsa pas lojës në faqen zyrtare në rrjetin social “X”, dikur Twitter, e postoi foton e banerit nacionalist duke shkruar në gjuhën polake “Faleminderit”.
Edhe pse Polonia e ka njohur Kosovën si shtet, një pjesë e tifozëve të këtij vendi janë rreshtuar kah serbët duke i mbështetur ata për çështjen e Kosovës. /Gazeta Express