Laporta shpreson në një përballje me PSG-në: Do ta shohim kush është më i fortë - Gazeta Express
string(78) "laporta-shpreson-ne-nje-perballje-me-psg-ne-do-ta-shohim-kush-eshte-me-i-forte"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 9:50

Laporta shpreson në një përballje me PSG-në: Do ta shohim kush është më i fortë

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 9:50

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do ta mirëpriste një përballje të ekipit të tij me kampionin evropian, Paris Saint-Germain.

Kreu i gjigantit katalunas është i bindur se ky do të ishte një ballafaqim direkt mes dy ekipeve që e bëjnë lojën më të bukur në futbollin evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Barça shihej si njëri prej favoritëve për ta fituar Championsin në edicionin e fundit, por u eliminua ndërkohë, ndërsa parisienët shkuan deri në fund për ta fituar këtë trofe për herë të parë në histori të tyre.

E në edicionin 2025/26 Laporta shpreson që “Blaugrana” ta kenë së paku një përballje me ekipin nga “Parku i Princave” për të parë një futboll total.

“Ne shpresojmë që të përballemi me PSG-në në këtë sezon dhe që ta shohim se kush është më i forti”, thotë presidenti i Barcelonën për “CNN”.

“Të gjithë ata që e pëlqejnë futbollin në sezonin e fundit thanë se Barça dhe Paris Saint-Germaini ishin ekipet që e ofronin futbollin më të bukur në botë”, shtoi Laporta.

Barcelona u shpall kampione e Spanjës në edicionin e fundit, ndërsa në atë të ri synon të jetë e suksesshme edhe në garat evropiane. /Gazeta Express