Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz - Gazeta Express
string(76) "kapet-i-dyshuari-ne-mitrovice-per-organizim-te-skemave-piramidale-dhe-bixhoz"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 23:40

Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 23:40

Policia në Mitrovicë të  Jugut, sonte në rrugën “Evlia Qelebia “ ka  realizuar bastisje në një  lokal ku zhvillohej  veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Policia njofton se gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati e bixhozi.

“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në  rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit  të  cilit me aktvendimi të  prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor”.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, thotë policia në një njoftim.