Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka realizuar sot një kontroll në një vendbanim në kryeqytet, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47, pesë karikatorë dhe municion.
Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ndaj të dyshuarit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizuar i armëve”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.