Alarm për sigurinë në punë: 1 në 5 aksidente rezulton fatal, 20 viktima në 6 muaj - Gazeta Express
string(79) "alarm-per-sigurine-ne-pune-1-ne-5-aksidente-rezulton-fatal-20-viktima-ne-6-muaj"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 19:30

Alarm për sigurinë në punë: 1 në 5 aksidente rezulton fatal, 20 viktima në 6 muaj

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 19:30

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, 20 punonjës kanë humbur jetën në vendin e punës, nga gjithsej 99 aksidente të regjistruara, sipas të dhënave zyrtare të Inspektoratit të Punës. Statistika tronditëse: një në pesë aksidente ka përfunduar me fatalitet.

Situata paraqitet më e rëndë se vitet e kaluara, me sektorët e ndërtimit dhe minierave që mbeten më të rrezikshmit. Vetëm ndërtimi ka shënuar 6 viktima në 19 aksidente – një në tre të aksidentuar nuk ka mundur të mbijetojë. Edhe më tragjike është situata në miniera, ku janë regjistruar 9 aksidente dhe 3 humbje jete, përfshirë minatorin 66-vjeçar Fari Veliu, viktima e tretë këtë vit në këtë sektor.

Në listën e sektorëve me më shumë fatalitete renditen edhe energjia elektrike dhe tregtia, me nga 3 viktima secila.

Inspektorati i Punës bën me dije se në të gjitha subjektet e inspektuara për shkak të aksidenteve janë marrë masa administrative. 11% e tyre janë pezulluar për shkelje flagrante të sigurisë, ndërsa 62% janë paralajmëruar dhe 36% janë gjobitur me një total prej mbi 14 milionë lekësh.