Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka pritur ditën e sotme një grup nga deputetët e rinj që do të bëhen pjesë për herë të parë të Kuvendit të Shqipërisë në shtator.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se takimi me të zgjedhurit e rinj u bë për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.