Trump godet Indinë me tarifë shtesë prej 25% për blerjen e naftës ruse - Gazeta Express
string(69) "trump-godet-indine-me-tarife-shtese-prej-25-per-blerjen-e-naftes-ruse"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 18:38

Trump godet Indinë me tarifë shtesë prej 25% për blerjen e naftës ruse

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 18:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që e godet Indinë me një tarifë shtesë prej 25% për blerjet e naftës ruse, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo do ta rrisë tarifën totale mbi importet indiane në Shtetet e Bashkuara në 50% – ndër tarifat më të larta të vendosura nga SHBA-ja.

Norma e re do të hyjë në fuqi pas 21 ditësh, pra më 27 gusht, sipas urdhrit ekzekutiv.

Një përgjigje nga ministria e jashtme e Indisë të mërkurën tha se Nju Delhi e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij mbi importet nga Rusia dhe përsëriti se tarifa është “e padrejtë, e pajustifikuar dhe e paarsyeshme”.