Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave masive në shtator, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për krim elektoral përmes blerjes së votës me bonuse dhe pagesa sociale.
Sipas Berishës, qeveria ka përdorur shpërblimet ndaj pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve: “Krimi elektoral i Edi Ramës nuk ka të ndalur. Si për pensionistët dhe 200 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre”.
Ai ka kritikuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.“Për çdo gjykatës e prokuror me minimumin e dinjitetit dhe integritetit, këto do ishin super prova. Por këto s’janë për Altin Troplinin, kreun e SPAK-ut. Ky është avokat i krimit elektoral pas Ramës, përgjegjës për farsën elektorale.”
Berisha tha se opozita nuk do të qëndrojë duarkryq dhe se mobilizimi i qytetarëve brenda dhe jashtë vendit është hapi i radhës:“PD do bëjë gjithçka të mobilizojë qytetarët për votën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.”
Në përmbyllje, Berisha shtoi se protesta e shtatorit do të ketë një qëllim:“Largimi i Ramës është kusht i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.”