Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një apartament të një pallati të ri në qytetin e Vlorës, në zonën pranë rrugës Transballkanike.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrfikëses dhe policia, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesat e tjera.
Nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit në banesë.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...