Arrestohet 41-vjeçari në Krujë, i kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov - parandalohet krimi - Gazeta Express
string(105) "arrestohet-41-vjecari-ne-kruje-i-kercenonte-familjaret-se-do-ti-vriste-me-kallashnikov-parandalohet-krimi"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 14:58

Arrestohet 41-vjeçari në Krujë, i kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov – parandalohet krimi

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 14:58

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë të Shqipërisë pasi akuzohet se i kërcënonte familjarët e tij.

Pas njoftimit se një shtetas po kanoste me kallashnikov familjarët në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes, u vendos në pranga autori Ervis Visha, duke u  parandaluar një ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, 41-vjeçarit u gjet kallashnikovi me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.

Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement