Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni njoftoi për takimin që e pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim, ajo tha se ishte “një rast për ta ripohuar mbështetjen e plotë të Italisë për rrugën e integrimit europian dhe për procesin përkatës të reformave”.
Meloni tha se me Vuçiqin diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët, por edhe për temat ndërkombëtare e rajonale, duke përmendur angazhimin për stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor.
“Diskutuam gjithashtu për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, për synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Serbisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe thelluam temat kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke ripohuar angazhimin për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në X.
L’incontro che ho avuto ieri a Belgrado con il Presidente della Repubblica di Serbia, @avucic, ha rappresentato l’occasione per rinnovare il pieno sostegno dell’Italia al percorso di integrazione europea e al connesso cammino di riforme.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) August 6, 2025
Abbiamo inoltre discusso dell’eccellente… pic.twitter.com/grTt3bbIZT