Manchester City e ka vënë në mesin e prioriteteve të tij vazhdimin e kontratës së Rodri Hernandez.
Me një kontratë që do t’i skadojë në qershor të vitit 2027, mesfushori spanjoll është bërë objektiv i dëshirave të Real Madridit, i cili është i gatshëm të përfitojë nga turbulencat eventuale që lidhen me 115 pikat e akuzave të cilat e rëndojnë ende klubin nga Premierliga.
Qe një kohë të gjatë, “Los Blancos” janë duke e monitoruar situatën me shpresën që një sanksion eventual ndaj “Qytetarëve” mund ta hapë rrugën për një “goditje të madhe”, shkruan “Gazeta Express”.
E për ta evituar çfarëdo lloj rreziku, “Citizens” po mendojnë t’i nisin bisedimet për t’ia ofruar fituesit të fundit të Topit të Artë një kontratë “faraonike”.
Sipas shtypit anglez, marrëveshja e re do ta lidhte lojtarin me klubin deri në vitin 2029 me një rrogë prej 180 mijë funtesh në javë, e cila mund të shkonte deri në 300 mijë.
Përpara përfaqësuesit spanjoll do të ishte vetëm Erling Haaland, i cili i prin renditjes me 500 mijë funte në javë.
Rodri konsiderohet si një element i pazëvendësueshëm dhe i paprekshëm nga trajneri Pep Guardiola dhe nga drejtuesit e klubit sa që e kanë krahasuar për nga rëndësia me vetë Haalandin.
Mungesa e spanjollit shkaku i lëndimit të rëndë në sezonin e fundit e pati ndikimin e tij pasi City e kaloi një sezon dëshpërues.
Duke e bidur Rodrin të qëndrojë do të thoshte se City do ta “blindojë” zemrën e mesfushës, duke e pasur parasysh rëndësinë që e ka ai në sistemin dhe në taktikat e Guardiolës.
City madje s’dëshiron ta përforcojë me një lojtar klasi njërin prej konkurrentëve kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...