“Erdhën me një Golf 1 – Dauti i gjuajti dy bomba e nuk i dhezën, vazhdoi me revole…” Rrëfimi në detaje i Bujar Haradinajt - Gazeta Express
string(115) "erdhen-me-nje-golf-1-dauti-i-gjuajti-dy-bomba-e-nuk-i-dhezen-vazhdoi-me-revole-rrefimi-ne-detaje-i-bujar-haradinajt"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 21:55

“Erdhën me një Golf 1 – Dauti i gjuajti dy bomba e nuk i dhezën, vazhdoi me revole…” Rrëfimi në detaje i Bujar Haradinajt

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 21:55

Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së ka rrëfyer në “Pressing” të T7, për fillimet e luftës.

Ai ka rrëfyer një moment kur serbët tentuan arrestimin e Dautit.

“Ka është ngjitë Dauti në fshat, është ndalë te vëllai ka thanë mos të dal me kallash u dalë me revole dhe me bombë. Ka thanë pe la kallashin këtu, kah të kthehem e marr… Duke u kthy është afru afër shtëpisë, forcat serbe kanë qenë me një Golf 1 të bardhë me policë brenda, një nga ta ka qenë edhe Millotini…”, rrëfeu Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Janë afru tek Dauti, i kanë thanë me u ndalë. Edhe Dauti nuk e ka kthy as kokën prapa i ka thanë Rasimit unë nuk ndalem…nuk dorëzohem….Dauti është shtri dhe ka shti ndaj tyre me revole, ka qenë 200-300 metra afër shtëpisë, e nxjerr njërën bombë dauti nuk i dhezi, e gjuan të dytën nuk i dhezë…ka shku me revole duke shti….”, shtoi ai.

Video: