Më në fund po ndodh: Ardon Jashari niset drejt Milanos për t’i kompletuar testet mjekësore - Gazeta Express
string(88) "me-ne-fund-po-ndodh-ardon-jashari-niset-drejt-milanos-per-ti-kompletuar-testet-mjekesore"

Sport

Gazeta Express

05/08/2025 21:58

Më në fund po ndodh: Ardon Jashari niset drejt Milanos për t’i kompletuar testet mjekësore

Sport

Gazeta Express

05/08/2025 21:58

Mesfushori i talentuar me prejardhje shqiptare, por që luan me kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari ka marrë rrugën për në Itali, më saktësisht në Milano.

Mesfushori 23-vjeçar tashmë do t’i bashkohet Milanit, pas një vere të nxehtë, me Club Bruggen që mezi e lëshoi lojtarin në fjalë.

Transferimi i Jasharit, Milanit do t’i kushtojë 39 milionë euro, së bashku me bonuse.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se Ardon Jashari tashmë ka marrë rrugën për në Itali, për të kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i “Rossonerëve”.

Ardon Jashari u transferua te Brugge sezonin e kaluar, për shumën e 6 milionë eurove, teksa pas një sezoni në Belgjikë fitoi çmimet si “Lojtari më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit”./GazetaExpress/